Ja kur do të fillojë të zbatohet “One stop shop” me Kosovën!

Ja kur do të fillojë të zbatohet “One stop shop” me Kosovën!

Për të kaluar kufirin Maqedoni e Veriut – Kosovë, përmes vetëm një kontrolli kufitar, qytetarët do duhet të presin ende, ndoshta edhe disa muaj. Kështu kolonat e gjata që shihen sidomos gjatë fundjavave, do të jenë po të njejta. “One stop shop”, pritet të jetë gati diku në muajin prill. Ndërsa sot, nisi periudha testuese për mënyrën se si do të funksionoj ky projekt. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendës kryeministri Izet Mexhiti dhe ministrat e Brendshëm të vendit tonë dhe të Kosovës Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla.
Sipas ministrit Pançe Toshkovskit, është bërë instalimi i pajisjeve teknike, ndërsa po punojnë në rrjetëzimin e sistemeve të të dyja shteteve. /SHENJA/

MARKETING