Izraeli thotë se ka regjistruar 40 raketa të lëshuara nga Libani

Izraeli thotë se ka regjistruar 40 raketa të lëshuara nga Libani

Ushtria izraelite pretendoi sot se ka detektuar një breshëri raketash të lëshuar nga Libani drejt një qyteti verior të Izraelit, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.

“Ushtria izraelite tha se 40 raketa u hodhën në drejtim të Safedit në breshërinë e fundit nga Libani”, tha e përditshmja izraelite Haaretz.

“Rreth gjysma e tyre u interceptuan. Gjysma tjetër ra në zona të hapura”, shkruan gazeta.

Haaretz shtoi se ende nuk është raportuar për viktima, por ka pasur dëme materiale dhe kanë shpërthyer disa zjarre.

Nga ana e tij, grupi libanez Hezbollah tha në një deklaratë se luftëtarët e tij “vënë në shënjestër bazën kryesore të mbrojtjes ajrore raketore të Komandës Veriore (izraelite) në kazermat Birya me dhjetëra raketa.

Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin mes sulmeve ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe forcave izraelite, ndërsa Tel Avivi po vazhdon ofensivën e tij vdekjeprurëse në Gaza, e cila ka vrarë mbi 37.700 njerëz që nga tetori pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

MARKETING