“Izraeli mban në rrethin e vdekjes të gjithë ata që ndodhen në spitalin Al-Shifa”

“Izraeli mban në rrethin e vdekjes të gjithë ata që ndodhen në spitalin Al-Shifa”

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se Izraeli i mban në rrethin e vdekjes me rrethim dhe bombardime të gjithë ata që ndodhen si pacientë ose si të strehuar në spitalin Al-Shifa në Gaza, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-Qudra tha se forcat izraelite e mbajnë spitalin nën bombardime të ashpra dhe të shtëna me armë zjarri.

“Tanket izraelite ndodhen në derën e spitalit. Pushtuesi izraelit përgjatë dy orëve vazhdoi bombardimin e ashpër dhe pasi rrethoi nga të gjitha anët Qendrën Mjekësore Al-Shifa ka vendosur të gjithë ata që ndodhen këtu në rrethin e vdekjes”, theksoi ai.

Zëdhënësi Al-Qudra tërhoqi vëmendjen se brenda spitalit Al-Shifa ndodhet ekipi shëndetësor prej 1.500 personash dhe rreth 7 mijë të strehuar.

MARKETING