Izet Mexhiti vizitoi punimet në rrugën “Ahmet Hajdari” në Çair

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sot vizitoi punimet në rrugën “Ahmet Hajdari” (ish-Stojna Stevkova) në lagjen Gazi Babë të Çairit, ku po zhvillohet një ndër projektet infrastrukturore për këtë pjesë të komunës.
Bëhet fjalë për rikonstruksionin e plotë të rrugës në gjatësi prej 170 metrash – projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e lagjes.
Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 3 milion denarë, ndërsa
financimi sigurohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
përmes Programit për Projekte Infrastrukturore në Komuna për vitin 2025.
“I këtillë është vizioni ynë për zhvillin e mëtejm të Çairit, përmes
bashkëpunimit të ngushtë mes nivelit qendror dhe atij lokal, të sjellim
projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve”,
theksoi Mexhiti gjatë vizitës në terren.