Izet Mexhiti sot në takime me krerët shtetërorë në Tiranë

Izet Mexhiti sot në takime me krerët shtetërorë në Tiranë

Sot më 27.08.2024 zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj.
Mexhiti me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferencën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.

MARKETING