Izet Mexhiti: Dua ta rikthejmë BDI-në e vlerave kombëtare

Izet Mexhiti: Dua ta rikthejmë BDI-në e vlerave kombëtare

Grupi i ashtuquajtur i “Zjarrit” nga BDI sonte ka realizuar takim me banorët e KV Shkumbini të Tetovës, transmeton SHENJA.

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se dëshiron të rikthejë BDI-në e vlerave kombëtare, BDI-në e UÇK-së. Mexhiti më tej bëri thirrje që BDI-ja duhet të qëndrojë larg kazinove dhe Ligjit për lojërat e fatit.

“Sonte duheshte të kemi një takim të vogël në KV SHKUMBINI, por rezultoi që POPULLI mendon ndryshe, u bë tubim!

Të nderuar vëllezër e motra, ndjehem jashtë mase i nderuar nga prezenca juaj, sonte dëshmuam edhe një herë bashkarisht se duam ta rikthejmë BDI-në e vlerave kombëtare, BDI-në e vitit 2002, BDI-në e UCK-së, e të ndalim këtë tjetërsim që bëri që BDI ta humb Tetovën e Pollogun.

Nga këtu, dua të dërgoj porosi se BDI duhet të qëndrojë larg kazinove dhe Ligjit për lojërat e fatit, dhe për këtë thërras kryeparlamentarin Talat Xhaferi, Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe posaçerisht zv. Kryeministrin e parë Artan Grubi, të reflektojnë edhe ndaj thirrjeve të Ambasadorit të BE dhe atij austriak për të mos keqpërdorur flamurin europjan në parlament. Larg duart nga këto gjëra, se do i vendosni BDI-së njollë që askush nuk mund t’ia heq!

Ne po mundohemi ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit tonë, po mundohemi vendosim një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila na mbron nga mendjemadhësia, nga çallëmi, sepse nuk mund të shkojmë te qytetari e t’ia kërkojmë votën, dhe mandej të futemi në qeveri e ta harojmë qytetarin, ta harojmë votuesin, ta harojmë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë. Ne po mundohemi të përmirësojmë vehten, sa nuk na ka përmirësuar populli”.

MARKETING