Izet Mexhiti: BDI të pranojë realitetin, të sillet si opozitë konstruktive

Izet Mexhiti: BDI të pranojë realitetin, të sillet si opozitë konstruktive

Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti i ka bërë thirrje BDI-së që të pranoje realitetin dhe të fillojë të sillet si opozitë kontruktive, ashtu siç sillen partitë normale politike në çdo vend të botës.

 

“Ftojmë udhëheqësinë e BDI që të pranojë realitetin, të fillojë të sillet si opozitë konstruktive, ashtu siç sillen partitë normale politike në çdo vend të botës dhe këtë të nisë ta bëjë duke respektuar rregullin bazik të demokracisë që të respektohet rezultati zgjedhor, të respektohet shumica e re parlamentare dhe rregulla e 100 ditëshit të parë”, ka shkruar Mexhiti në facebook.

MARKETING