Ivanovska kërkon që të zgjedhen me kohë anëtaret e rinj të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit

Ivanovska kërkon që të zgjedhen me kohë anëtaret e rinj të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit

Mandati i anëtareve aktualë të Komisionit shtetëror për parandalimin  e korrupsionit (KSHPK) skadon me punë më 7 shkurt të vitit 2024 dhe konform ligjit nuk kanë të drejtë në përzgjedhje të sërishme, as në vazhdimin e mandatit deri në zgjedhje të Komisionit të ri, theksoi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, e cila u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në “Tekstiliadën” e sotme në Shtip.

Ivanovska theksoi se kjo do të thotë se nga dita e ardhshme, 8 shkurti i vitit 2024 duhet të fillojë me punë Komisioni i ri

“Konform Ligjit tre muaj para skadimit të mandatit duhet të fillojë procesi i zgjedhjes për anëtarët e rinj të Komisionit edhe ne e kemi ndarë këtë me Komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi biseduar me ta dhe kemi thënë se Ligji ka parashikuar mjaftueshëm kohë tre muaj dhe me kohë të fillohet prpocedura, që të mos vohet deri në situatë që institucioni të jetë pa Komision”, thotë Ivanovska.

Theksoi se nëse me kohë nuk zgjedhin anëtarë të rinj të KSHPK, ky do të jetë sinjal i keq jo vetëm për qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare, por për shkak të asaj që vitin e ardhshëm në vend do të ketë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

“Aq më tepër që vitin e ardhshëm planifikohen zgjedhjet dhe nëse një nga përgjegjësitë kryesore të këtij Komisioni është monitorimi i procesit zgjedhor dhe fushatave zgjedhore, nuk do të ishte mesazh i mirë nëse institucioni mbetet pa komision”, thotë Ivanovska.

E pyetur se sa e kënaqur ishte me punën e Komisionit gjatë mandatit, Ivanovska tha se kanë arritur rezultate të mira. 

MARKETING