Itali, shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos

Itali, shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos të Italisë dhe në vendin e shpërthimit janë dërguar ekipe të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe ambulancave, transmeton Anadolu.

Mediat lokale raportojnë se një shpërthim i madh ka ndodhur në rrugën “Pier Lombardo” në lagjen e Milanos në Porta Romana dhe se në atë zonë është shkaktuar edhe zjarr.

Sipas informacioneve fillestare, nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar të paktën katër persona, ndërsa janë evakuuar njerëzit nga ndërtesat dhe shkollat ​​aty pranë.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Nga ana tjetër, disa dëshmitarë okularë u thanë gazetarëve italianë se bëhet fjalë për shpërthim të një kamion që transportonte bombola të oksigjenit.

Imazhet e shumë automjeteve të dëmtuara dhe tymi në vendin e shpërthimit janë postuar në rrjetet sociale.

MARKETING