Ish-ministri Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Ish-ministri Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot do të lirohet nga burgu “Shkupi”, burg ky që ish-ministri kishte qëndruar që nga viti 2018.

Janakieski fillimisht është dërguar në burgun e Idrizovës, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” ku më pas kishte akuzë ndaj tij edhe për rastet “Hapat spanjollë” dhe “27 prilli”.
Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut shpalli aktgjykimin në rastin e ish-ministrit kundër Maqedonisë së Veriut, lidhur me masat e paraburgimit për rastet gjyqësore “27 Prilli” dhe “Hapat Spanjoll”, në të cilin thuhej se të drejtat e tij janë shkelur nga neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas aktgjykimit, shteti do t’i paguajë dëmshpërblim total prej 6100 eurosh Janakieskit, prej të cilave 3900 euro për dëm jomaterial dhe 2200 euro për shpenzime.

MARKETING