Ish-lojtari i PSG sulmon Mbappe: Na ka tradhtuar gjatë gjithë sezonit, si mund të luajë për Francën?!

Ish-lojtari i PSG sulmon Mbappe: Na ka tradhtuar gjatë gjithë sezonit, si mund të luajë për Francën?!

“Ai na tradhtoi gjatë gjithë sezonit.” Jerome Rothen, siç e dimë, nuk di ta “kafshojë gjuhën” me analizat e tij sportive. Ish-futbollisti i PSG, tani komentator sportiv televiziv në Francë, i referohet qartë Kylian Mbappé dhe vendimit të tij për t’u larguar falas nga PSG dhe bashkuar me Real Madridin.

Duke folur në mikrofonin e “RMC Sport”, ish-mbrojtësi i kombëtares franceze sulmoi ashpër lojtarin tashmë të ri të “Los Blancos”: “Kanë kaluar pesë muaj që kur Kylian tregoi se nuk donte të bënte përpjekje për të qëndruar te PSG.

Nuk është problem i trajnerit, drejtuesve, presidentit, tifozëve…, ky është vetëm problem respekti. Kur ju e vendosni veten në kategorinë e lojtarëve më të mirë në botë, duhet të keni qëndrimin e duhur. Duhet të luftoni për shokët tuaj, për vendin tuaj, për klubin tuaj. Por ai nuk e bëri këtë.

Mendoj se na tradhtoi gjithë këtë vit. Sezoni i tij ishte katastrofik nga fillimi në fund për sa i përket imazhit dhe komunikimit. Jam shumë i inatosur me të, kur e shoh në kombëtare i them vetes se nuk ka mundësi të luajë për Francën”.

MARKETING