Iseni flet për arrestimin e 18 vjeçarit shqiptar në Kumanovë dhe 5 maqedonasve gjatë 28 nëntorit: Askush nuk ndalet padrejtësisht

Iseni flet për arrestimin e 18 vjeçarit shqiptar në Kumanovë dhe 5 maqedonasve gjatë 28 nëntorit: Askush nuk ndalet padrejtësisht

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në emisionin “Debat në Shenja”, tha se gjatë datës 28 nëntor 2025 në Kumanovë gjatë kremtimit të festës së flamurit, zyrtarët policor të stacionit policor në Kumanovë, privuan nga liria një të ri me iniciale A.S të moshës 18 vjeçare, për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 319 të Kodit Penal në të cilën nxitet urrejtja ndëretnike, fetare apo racore.

“Dhe kështu normalisht që zyrtarët policor edhe atë që e deklarova në formë të shkruar, kanë vepruar në bazë të suazave ligjore dhe normalisht se kemi thënë që nuk do të tolerohet asnjë qytetarë pavarësisht etnisë që e ka. Në të njejtën natë, donë të thotë, pas 1 ore meqë ky rasti i arrestimit të riut shqiptar ka ndodhur në orën 21:45, një orë më vonë janë arrestuar edhe të rinj të palës maqedone të cilët do të thotë kemi patur informacione se parapërgatiten në bazë të shërbimeve informative të cilët ne i kemi se sikurse vitin e kaluar që ndodhi dëshirojnë ta përdhosin flamurin kombëtar”, tha Iseni.

 

MARKETING