“Iron man” Gjimshiti/ Pavarësisht dëmtimeve, ndër më të mirët e ekipit

Nuk dëshiron aspak që të ndalet. Berat Gjimshiti, ai që verën e kaluar thuajse u largua nga Atalanta, konfirmoi veten edhe këtë sezon jo vetëm si titullar I padiskutueshëm, por edhe si njëri nga lojtarët më të mirë të ekipit.
Agjencia e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave, “sofaskor” I ka dhënë kapitenit të kombëtares shqiptare notën mesatare 7.08 për sezonin.
Kjo notë e vendos Gjimshitin të shtatin në renditjen e më të mirëve tek skuadra bergamaske, I lënë prapa nga futbollistë tepër të talentuar si Retegi, Lokman, Ederson, De Ron, portieri Karnezeki apo mesfushori belg, De Keteler.
Pavarësisht se dëmtimet e kanë penguar disa herë, dhe ka humbur deri tani tri ndeshje në Serinë A, 32-vjeçari ka qenë në formacion thuajse në çdo ndeshje kur ka qenë mirë fizikisht, dhe ka luajtur pjesën dërrmuese të minutave.
Nota e tij 7.08 është më e lartë sesa mesatarja tek Atalanta që arrin në 7.02. Mbrojtësi i qendrës ka shënuar dy gola e ka shërbyer dy asistë këtë edicion, duke ndihmuar ekipin që të luftojë sërish për t’u kualifikuar në Champions, diçka që duket thuajse e arritur.
Kontrata e Gjimshitit u rinovua verën e kaluar dhe përfundon në 2026, e ka mundësi që këtë qershor apo korrik të ketë bisedime për tjetër zgjatje të bashkëpunimit.