Irina Trajkoska Strezoski zgjidhet drejtoreshë e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev”

Irina Trajkoska Strezoski zgjidhet drejtoreshë e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev”

Prokurorja Irina Trajkoska Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir është drejtoresha e re e Akademisë për Gjykatëa dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”.

Me më së shumti, përkatësisht gjashtë vota “për”, Këshilli Drejtues i Akademisë sot ka marrë vendim që mandatin katërvjeçar t’ia besojë Trajkoska Strezoskit.

Një votë më pak, gjegjësisht pesë vota gjatë zgjedhjes së sotme ka marrë gjykatësi Nenad Saveski nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ndërsa me tri vota ka qenë zëvendësdrejtori i Akademisë, Ilir Iseni.

Gjykatësja Olja Ristova nga Gjykata Penale dhe gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile nuk kanë fituar asnjë votë. Ndërkaq, gjykatësja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative ka marrë dy vota, ndërsa prokurorja Spasenka Andonova nga Prokuroria Themelore Publike Shkup një votë.

Paraprakisht në seancë një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues theksuan se të gjithë kandidatët e paraqitur i kanë plotësuar kushtet për zgjedhje.

MARKETING