Irani: Kemi goditur objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman

Irani: Kemi goditur objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha sot se kishte shënjestruar objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Omanin fqinj, njoftoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB, transmeton Anadolu.

Duke cituar një deklaratë të Marinës së IRGC-së, IRIB raportoi se sulmet me raketa dhe me dron kishin në shënjestër infrastrukturën ushtarake amerikane në Juffair të Bahreinit si dhe sistemet e radarëve të vëzhgimit ajror me rreze të gjatë dhe të mbikqyrjes detare në Oman.

Menjëherë pas njoftimit iranian, Ministria e Brendshme e Bahreinit tha se sirenat e sulmit ajror u dëgjuan përsëri në të gjithë vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt.

IRGC-ja tha se e vetmja mënyrë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar ishte që SHBA-ja t’i jepte fund ndërhyrjes së saj ushtarake në rrugën strategjike ujore dhe të respektonte sovranitetin e shteteve bregdetare. IRCG-ja paralajmëroi gjithashtu se aktivitetet e vazhdueshme ushtarake të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit do të çonin në “incidente më të mëdha” që do të preknin sektorin global të naftës dhe gazit.

Pretendimet e fundit erdhën mes përshkallëzimit të shkëmbimeve ushtarake midis Iranit dhe SHBA-së pas sulmeve ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Të dielën, IRGC-ja njoftoi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar “deri në një njoftim tjetër”.

Muajin e kaluar, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi nën ndërmjetësimin pakistanez që synon t’i japë fund konfliktit të tyre ushtarak dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje. Në dritën e përshkallëzimit të fundit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se memorandumi i mirëkuptimit me Iranin kishte “mbaruar”.

MARKETING