Irani ekzekuton një person të akuzuar për spiunazh për Izraelin

Irani ekzekuton një person të akuzuar për spiunazh për Izraelin

Irani ekzekutoi një person të dënuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit, Mossad, transmeton Anadolu.

Agjencia e Lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin iranian, njoftoi ekzekutimin e Ehsan Afrashteh, i cili u akuzua për spiunazh për Mossadin.

Afrashteh, i cili dyshohet se ishte trajnuar nga Mossadi në një mjedis virtual, thuhet se fliste anglisht, arabisht dhe hebraisht përveç persishtes, se kishte komunikuar me Mossadin nëpërmjet mesazheve dhe se kishte përdorur emrin e koduar “James”.

Afrashteh, emailet e të cilit të gjetura dyshohet se përmbanin korrespondenca të shumta me Mossadin, u akuzua për dërgimin e informacionit konfidencial që i përkiste kompanisë dhe zyrtarëve të saj te Mossadi ndërsa punonte si ekspert kibernetik në një IT kompani.

Pretendohet gjithashtu se Afrashteh, nën maskën e të qenit shofer taksie, fotografonte vende të ndryshme të ndjeshme dhe ua dërgonte ato agjentëve të huaj me të cilët ishte në kontakt.

MARKETING