Interi mund me spektakël Napolin dhe rimerr kreun e renditjes

Interi mund me spektakël Napolin dhe rimerr kreun e renditjes

Skuadra e Inter ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje në stadiumin “Diego Armando Maradona, duke mposhtur Napolin me rezultatin 0-3.

Zikaltrit nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren në këtë takim. Ishin kërkues që në fillim të lojës duke shënuar me Thuram, por goli u anullua nga VAR. Dhe pak para mbarimit të pjesës së parë ishte turku Calhanoglu që lëshoi një predhë duke çuar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin ekipit të Inzaghit.
Edhe në të dytën Interi vazhdoi me të njëjtën simfoni. Në të 62-tën ishte Barella që dyfishoi shifrat, përpara se Thuram të realizonte të tretin në minutën e 85 dhe të vuloste 3 pikët për Interin.

Me këtë fitore Inter merr sërish vendin e parë me 35 pikë duke lënë prapa Juventusin me 32 pikë.

Sakaq, Napoli zbret në vendin e pestë me 24 pikë po aq sa dhe Roma e vendit të katërt.

MARKETING