Interi ka “komandën” e Europës, por Italia nuk i kap dot 5 skuadra në Champions

Sezoni 2024-2025 është drejt fundit, por jo për Interin që është i përfshirë në disa fronte.
Përveç garës për titullin kampion, ka edhe të paktën një ndeshje në Champions për të luajtur që është një objektiv i bukur dhe i rëndësishëm, jo vetëm për prestigjin, por edhe për gjithçka që sjell. Zikaltrit e Simone Inzagit janë në vendin e parë në klasifikimin e UEFA-s me 36.750 pikë si fryt i 13 ndeshjeve europiane të luajtura deri tani. Pas zikaltërve është pikërisht Barcelona, rivali në gjysmëfinalen e Champions-it me 36.250 pikë dhe Arsenali, një tjetër skuadër në garë për kupën veshëgjatë me 36.000 pikë.
Në “Top 10” nuyk bëjnë pjesë ekipe të tjera italiane, ku Lacio është e renditur në vendin e 13-të me 26.000 pikë edhe përpara Realit të Madridit që këtë vit ka dështuar në Europë. Edhe pse në 10 vitet e fundit ata e kanë të “salduar” vendin e parë. Atalanta është në vendin e 21 me 21 pikë, Fiorentina dhe Milani në të 24-tin me 19.000 pikë dhe Juventusi me 34 me 16.250 pikë.
BOTËRORI- Për Interin është një rezultat që konfirmon edhe një herë tjetër ecurinë shumë pozitive që ka pasur në këtë sezon në Champions, ku është në garë për një vend në finalen e madhe të Mynihut pas barazimit 3-3 në Katalonjë kundër Barcelonës. Por renditja europiane e Interit të Inzagit vlen edhe për kualifikimin në Botërorin e klubeve për vitin 2029. Në fakt, 12 skuadrat që do të marrin pjesë nga Europa do të vendosen si në bazën e ekipeve fituese të Champions-it (4 ekipe duke nisur nga viti 2025 deri më 2028). Sigurisht që ekziston edhe avantazhi i të qenit në vazon e parë në momentin e shortit.
SI PËRCAKTOHET– Koeficienti sezonal i klubeve është një llogaritje e numrit total të pikëve që përcaktohen nga ecuria në kompeticionet e UEFA-s si Champions-i, Europa Ligë apo Konferencë Ligë. Çdo ndeshje e fituar vlen 2 pikë, çdo barazim vlen 1 pikë dhe çdo humbje nuk sjell asgjë. Pa harruar që pikët më të rëndësishme arrihen nga ecuria pas fazës së ligës. Sa më shumë të bësh rrugë në Champions, aq më shumë pikë grumbullohen. Megjithatë, kjo nuk ndihmon aspak Serinë A në këtë sezon që të paraqitet me 5 skuadra vitin e ardhshëm. Ekipet e tjera pjesëmarrëse në kompeticionet europiane zhgënjyen.