Interi i Inzaghit vazhdon me fitore, i bëhet “hije” Napolit

Skuadra e Interit ka shënuar fitore ndaj Lecces me rezultatin 4:0 në ndeshjen e vlefshem për javën e 22-të në Serie A.
Golat për ekipin e Inzaghit i shënuan: Frattesi, Lautaro Martinez, Dumfries dhe Taremi, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Napoli (53), por që ka edhe një ndeshje më pak.
Në këtë ndeshje, pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani. Ai u fut në lojë në minutën e 75’të, duke e zëvendësuar Frattesin.