Inter-Milan, euro-derbi i së vërtetës së madhe. Finalja e Champions-it është në pritje

Inter-Milan, euro-derbi i së vërtetës së madhe. Finalja e Champions-it është në pritje

Interi kundër Milanit, sërish. Gjashtë ditë pas rezultatit të jashtëzakonshëm dhe të rrufeshëm 2-0 të zikaltërve të Simone Inzaghit ndaj kuqezinjve të Stefano Piolit, dy skuadrat milaneze vihen sërish përballë njëra-tjetrës. Pa kthim apo mundësi gabimi, sepse këtë herë finalja e Champions League është në pritje.

Me pak fjalë, Interi do të mund të përballojë edhe humbjen me një diferencë maksimale prej një goli. Nga ana tjetër, Milani do të duhet të fitojë me çdo kusht me të paktën dy gola për ta çuar sfidën e dytë gjysmëfinale të paktën në kohën shtesë. Siç dihet, prej pak sezonesh në Champions League, dhe në përgjithësi në kupat evropiane, golat e shënuar jashtë shtëpisë nuk vlejnë më dyfish.

Në rast të arritjes në finale, një event që në prag duket mjaft i mundshëm, Interi do të rikthehej për të luajtur aty 13 vite pas natës sa paharrueshme në “Bernabeu”, kundër Bayern Munich. Asokohe ishte viti i tripletës historike, me Jose Mourinho në stol. “Athina 2007” dhe ndeshja kundër Liverpool-it përfaqësojnë finalen e fundit të luajtur nga Milani.

Sa iu përket formacioneve që do të hidhen në fushë sonte, dyshimi i madh në prag e shqetësonte natyrshëm Rafael Leão. I munguar në ndeshjen e parë, portugezi përfundoi me ekipin të hënën pasdite dhe për këtë arsye mund të konsiderohet i rikuperuar, mjaftueshëm për të startuar nga minuta e parë.

Praktikisht është rikuperuar edhe Krunic, siç njoftoi Pioli në konferencën për shtyp. Në rast prezence efektive në tapetin e blertë, boshnjaku do të bashkohet me Tonalin në mesin të fushës, me mesfushorin-sulmues Brahim Diaz dhe në të djathtë Saelemaekers. Balotazh i hapur midis Thiaw dhe Kjaer në mbrojtje.

Nga ana tjetër ka pak dyshime te Interi, ku Inzaghi konfirmon plotësisht të njëjtin formacion si në gjysmëfinalen e pare. Pra, dyshja Lautaro Martinez-Dzeko pritet të luajë në sulm, me Lukakun gati për të marrë përsipër gjatë lojës, ndërsa “playmaker” është piketuar Calhanoglu. Balotazhin e mesfushës e ka fituar Mkhitaryan, ndërsa Brozovic do ta nisë këtë euro-derbi të kthimit në pankinë.

Ja formacionet e mundshme: INTER (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko. Trajner: Simone Inzaghi. MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli.

MARKETING