Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, gati edhe dy argjentinas të tjerë

Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, gati edhe dy argjentinas të tjerë

Inter Miami nuk mjaftohet me Messin. Klubi i MLS-së amerikane ‘ka ndezur motorët e merkatos’ për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese në krah të ‘pleshtit’, teksa në listën e David Beckham janë tashëm dy argjentinas të tjerë.

Bëhet fjalë për Angel Di Marian dhe Leandro Paredesin, të cilët kanë mbyllur aventurën e tyre një vjeçare te Juventusi dhe janë në pritje për të mësuar të ardhmen e tyre.

Që të dy futbollistët janë miq të ngushtë të Lionel Messit, që duket se i ka kërkuar Beckhamit t’ia sjellë te Inter Miami, në mënyrë që të luajnë sërish të tre, ashtu si te përfaqësuesja argjentinase.

Pas 16 javësh, Inter Miami është në vendin e fundit me 15 pikë, por revolucioni tashmë ka nisur, pasi Beckham ka shkarkuar trajnerin Phil Neville dhe pritet që pas Messit, të sjellë në pankinë Tata Martinon.

E nëse arrin të firmosë edhe me Di Marian e Paredesin, atëherë skuadra mund të ndryshojë tërësisht fytyrë dhe të luajë për objektiva madhorë.

 

MARKETING