Inteligjenca turke kapi në Siri terroristin përgjegjës për sulmin e vitit 2013 në Turqi

Inteligjenca turke kapi në Siri terroristin përgjegjës për sulmin e vitit 2013 në Turqi

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) në një operacion kapi në Siri Mohammed Dib Korali-n, një nga autorët e sulmit terrorist të vitit 2013 në rrethin Reyhanli të provincës jugore turk Hatay, ku u vranë 53 persona, raporton agjencia Anadolu.

Sipas burimeve të sigurisë, MIT identifikoi vendndodhjen e Koral-it, i cili ishte ndër planifikuesit e sulmit terrorist dhe siguroi bombat e përdorura në sulm.

Terroristi i është dorëzuar policisë së Hatay-it, shtuan burimet.

Në një operacion të ngjashëm në Siri në vitin 2018, MIT kishte kapur Yusuf Nazik-un, një tjetër autor dhe planifikues të sulmit.

MARKETING