Inspektorati Shtetëror i Tregut: Dënim deri në 10 mijë euro për mosrespektim të çmimeve të ngrira

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë për caktim të çmimeve më të larta për brumërat, qumështin, gjizën, djathin, kaçkavalin, kosin, ajkën dhe jogurtin, Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të dalë në terren dhe do të veprojë, paralajmërojnë nga Inspektorati dhe shtojnë se dënimet për mosrespektim të vendimeve paraqesin prej 800 deri 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik.

“Vendimet janë sjellë në interes të qytetarëve dhe nevojave të tyre dhe do të hyjnë në fuqi më 16 mars të këtij viti. Kjo është periudhë e mjaftueshme kohore që tregtarët t’i adaptojnë çmimet. Bëjmë thirrje të respektohen vendimet, sepse në të kundërtën, pa selektim, do të pasojnë dënime, të cilat sipas Ligjit ppër tregti, janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, bëjmë thirrje, nëse qytetarët vërejnë çfarëdo lloj parregullsish lidhur me çmimet e prodhimeve, menjëherë të lajmërohejn në Isnpektoratin shtetëror të tregut”, thonë nga ISHT.

ISHT, siç theksojnë, do tëp veprojë vetëm lidhur me kontrollin e çmimeve të caktuara me vendimet, por nuk ka kompetenca të veprojë, as ndërkaq të ndikojë ndaj formimit të çmimeve në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë.

Qeveria sot solli vendim për ngrirje të çmimeve të brumërave të paziera, të pambushura apo ndryshe të përgatitura, që nuk përmbajnë miell të zakonshëm gruri apo griz, pa shtesë të vezëve (makarona dhe spageta) çmimi më i lartë i të cilave nga zëri konstatohet në nivelin e çmimeve që janë zbatuar më 1 mars të vitit 2023, në tregtinë me pakicë, dhe ulen për 15 për qind. Me vendimin janë përfshirë edhe qumështi i qëndrueshëm i lopës me yndyrë prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe i përzier i bardhë, kaçkavali nga lopa, kosi, ajka dhe jogurti, pa shtesa, ndërsa çmimet më të larta të prodhimeve të cekura të qumështit konstatohen në nivel të çmimeve që janë zbatuar më 1 mars 2023, në tregtinë me pakicë, dhe ulen për 10 për qind.

MARKETING