Incidenti me dronin/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedë telefonike me homologun rus
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin rust ë Mbrojtjes. Sergei Shoigu. Në fokus të diskutimit mes dy homologëve raportohet se ishte incidenti i të hënës që detyroi një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi.
Megjithatë zyrtari amerikan nuk ka dhënë detaje rreth bisedës me ministrin rus.
Ai përshkroi dinamikën e incidentit duke theksuar se dy avionë rusë hodhën karburant në dronin amerikan që po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Më pas, një avion goditi avionin amerikan MQ-9, duke rezultuar në një përplasje.
Nga ana tjetër Rusia ka mohuar akuzat duket pretenduar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me dronin.
“Avionët rusë u përfshinë në sjellje të rrezikshme, të pamatur dhe joprofesionale në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”, tha sekretari amerikan. “Incidenti është pjesë e një modeli të sjelljes agresive, të rrezikshme dhe të pasigurt” nga Rusia, shtoi Austin.