Incidente në Manastir, Çairi 2030: U fyem dhe u sulmuam me gurë!
Klubi i basketbollit Çair ka humbur duelin me Pelisterin në Manastir me rezultat 77:73. Mirëpo dueli nuk ka shkuar ashtu siç duhet, ku ekipi shqiptar është përballur me gjithçka tjetër jashtë lojës.
“Ndeshja u karakterizua nga tension i lartë, ndikim i dyshimtë dhe presion i madh nga publiku vendas, që përfshinte fyerje, gjuhën e urejtjes dhe gjuajtje sendesh drejt lojtarëve tanë. Edhe pas këtyre incidenteve nuk u pa e arsyeshme te zbrazet tribuna. Në fund gjatë nisjes për kthim, autobusi i ekipit tonë u sulmua me gurë, një akt që dënojmë ashpër”, thuhet në reagimin e Çairit, të cilët kanë publikuar edhe një video nga sulmi i autobusit të tyre.
Kujtojmë se skuadra shqiptare ndeshjen e radhës e luan ndaj Kumanovës në Çair.