Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Një aeroplan luftarak rus është përplasur me një dron amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Dy aeroplanë Su-27 kishin tentuar të kapnin dronin amerikan – të quajtur MQ-9 – duke hedhur disa herë karburant para saj përpara përplasjes.

“Fluturakja jonë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hecker.

“Në fakt, ky veprim i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy aeroplanëve, raporton skynews.

“Aeroplanët e SHBA-së dhe aleatëve do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt”, shtoi ai.

Një deklaratë nga komanda evropiane e SHBA-së i përshkroi manovrat ruse si të pamatura, joprofesionale dhe të pasigurta për mjedisin.

Droni ishte në një fluturim rutinë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive evropiane, tha ai.

Ky është i fundit në një seri pilotimesh të rrezikshme ruse, thuhet në deklaratë, që mund të dërgojë në “përshkallëzim të paqëllimshëm”.

MARKETING