Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur i skadon mandati Pendarovskit

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur i skadon mandati Pendarovskit

Pas zyrtarizmit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual, i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.

Seancën për inaugurimin e presidentit të ri duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.
Në takimin me gazetarët në fund të marsit, Mitreski njoftoi se ky do të jetë një nga aktivitetet e fundit të përbërjes së vjetër të Kuvendit, para konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Nëse inaugurimi i presidentes së re bëhet më 12 maj, ajo duhet t’i jep mandatin partisë që fiton zgjedhjet për formimin e qeverisë.
Në bazë të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura. Presidenti ushtron të drejtat dhe detyrat e tij në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve dhe zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të menjëhershme, me votim të fshehtë, me mandat pesë vjeçar.

MARKETING