Imeri: Edhe VLEN mund të funksionojë me modalitet të rotacionit të liderit
Deputetja Saranda Imeri në emisionin “Debat në Shenja”, duke folur se kush do të jetë lideri i VLEN-it dhe a mund të jetë me sistem rotacioni, tha se shembuj të rotacionit ka në botë, duke përmendur këtu partinë e të Gjelbërve në Gjermani, por edhe partinë Guxo në Kosovë.
“Pse ky modalitet të mos funksionojë edhe tek ne. Përderisa atje ka mundur të funksionojë unë jam e sigurt se mund të funksionojë edhe tek ne…Ka forma të ndryshme se si, mund të ketë kryetar juridik, kryetar i cili ka të drejtë nënshkrimit… ka disa modalitet, cila do të ishte më e përshtatshme ajo ngel që ne ta elaborojmë mes vete”, tha Imeri, duke shtuar se po punohet në këtë drejtim.

