Iljas Veseli i jep fund spekulimeve: Drejt dhe gjithmonë faqebardhë!

Pas zërave të shumtë nëpër koluare politike se kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, e se për këtë ka pakënaqësi, vetë Veseli ka reaguar përmes një postimi publik, duke hedhur poshtë këto spekulime.
Ai ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe Blerim Bexhetin, duke shkruar: “Drejt dhe gjithmonë faqebardhë!”
Ky mesazh është interpretuar si konfirmim i përkrahjes së kandidaturës së Blerant Ramadanit nga ana e Veselit dhe njëherazi nga të gjithë përbërësit e Koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim”.