Ilire Dauti braktis seancën e Komisionit për çështje ekonomike: Qeveria vazhdon të mos e respektoj gjuhën shqipe

Ilire Dauti braktis seancën e Komisionit për çështje ekonomike: Qeveria vazhdon të mos e respektoj gjuhën shqipe

Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ka braktisur sot seancën e Komisionit për cështje ekonomike, pasi si ka thënë ajo, Qeveria vazhdon të mos e respektoj gjuhën shqipe, transmeton SHENJA.
“Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrejnë zërin për këtë diskriminim.
I bëra thirje publike Inspektoratit për zbatimin e gjuhës që të ndjek këtë praktikë antikushtetuese të Qeverisë dhe t’i detyrojë që ligjet të dërgohen në Kuvend edhe në gjuhën shqipe.
Gjuhën tonë do të vazhdojmë ta mbrojmë në çdo formë demokratike, ndërsa sot ranë maskat e atyre që heshtin para VMRO-së, ndërsa paraqiten vetëm kur duhet të përvetësojnë meritat për sukseset që i arrijmë bashkë me shqiptarët”, ka deklaruar deputetja Dauti.

MARKETING