Ilir Kulla: Vetëm Erdogan mund ta mbrojë Europën sot ushtarakisht

Ilir Kulla: Vetëm Erdogan mund ta mbrojë Europën sot ushtarakisht

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se nëse prishet NATO, Europa ka vetëm një mundësi mbrojtje, Turqinë.

Nëse kjo ndodh, Kulla thotë se Erdogan do të dalë si shpëtimtar dhe do vendosë kushte për anëtarësimin në BE, dhe jo vetëm.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Kulla tha:

Vetëm Erdogan mund ta mbrojë Europën sot. Nëse prishet NATO, Europa ka vetëm një mundësi mbrojtje, Turqinë.

Janë të vetmit që kanë qenë gjithmonë të përgatitur për të bërë luftë. Sot ka vetëm një forcë që mund të mobilizojë forca në 24 orë, është Turqia. Por këta e kanë mbajtur Turqinë, larg Europës.

Pas kësaj lideri i vetëm i Europës do jetë Turqia dhe shpëtimtar do quhet Rexhep Tajip Erdogan. Do kërkonte anëtarësim dhe furnizimin e Europës me naftë dhe gaz për 100 vitet e ardhshme. Anëtarësim me kushtet e Turqisë, jo të Brukselit, tani”

MARKETING