Identitet elektronik do të marrë secili në shtet
Qeveria në seancën e sotme të 121-të e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nevojën e hartimit të planit për vendosjen e identitetit elektronik kombëtar për çdo qytetar. Plani është shqyrtuar dhe pranuar, së bashku me atë për realizim.
“Qëllimi është caktimi i identitetit elektronik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që, sipas theksimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, duhet të jetë shtyllë mbështetëse për transformimin digjital të shoqërisë, me atë që do të mundësohet qasje të unifikuar për përdorimin e shërbimeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave, si në shtet ashtu edhe jashtë shtetit – vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.