Ibraimoski: Është hedhur mjet shpërthyes në shtabin e partisë time në Tetovë

Ibraimoski: Është hedhur mjet shpërthyes në shtabin e partisë time në Tetovë

Kryetari i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Samka Ibraimoski, thotë se në klubin e partisë së tyre në Tetovë është hedhur një mjet shpërthyes.

Në njoftimin e PEPR-së nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa thuhet se ka dëme të mëdha materiale.
“Njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 në klubin PEPR është hedhur një mjet shpërthyes. Të gjitha xhamat janë thyer dhe nga e gjithë kjo janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ne e dënojmë ashpër këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. Ftojmë institucionet kompetente nga Republika e Maqedonisë së Veriut që ta hetojnë rastin dhe të veprojnë sa më shpejt”, shkruan Ibraimovski në një deklaratë për media.
Klubi i PEPR gjendet në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë.

MARKETING