Ibrahim Memeti: Kthimi i Artan Grubit nuk është ngjarje e thjeshtë, Qeveri ka ndonjë interes që e trajton me kujdes!

Ibrahim Memeti: Kthimi i Artan Grubit nuk është ngjarje e thjeshtë, Qeveri ka ndonjë interes që e trajton me kujdes!

Në emisionin “Debat në Shenja” analisti politik Ibrahim Memeti, u pyet për rikthimin e Artan Grubit në vend dhe tha se kthimi i tij nuk është një ngjarje e thjeshtë.
“Mendojë se opinioni e trajton me shumë paragjykime, sepse derisa nuk ka një informatë konkrete, sepse ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Ne e pamë fotografinë në kufij dhe pastaj kur e lëshuan, por cfarë kanë biseduar ne nuk dimë asgjë. E shoh se shumë persona e trajtojnë sikurse ai të jetë fajtorë. Duhet të respektohet prezunsioni i pafajsisë deri sa të mos ketë ndonjë fakt tjetër”, tha Memeti.
Ai tha se gjyqësia jonë është fakt se ka keqpërdorur me paraburgimin dhe tani kemi një rast tjetër.
“Nëse mua më pyetni, mendojë se ne duhet të bisedojmë rreth asaj se kur keqpërdoret paraburgimi për nejrëz të pafajshëm për arsye politike, nëse dëshirojmë dikush të nxiher hakmarrje politike, kjo është një rast i kundërt. Pse kjo ka ndodh kështu, pse kjo butësi e prokurorisë, është temë që nuk mund ta dimë deri në fund. Artani nuk është njeri i thjeshtë, ai ka shumë informata, ka qenë në pozita vendimmarrës në qeveri, kështu që nuk është se këta aq shumë dojnë dhe e trajtojnë me butësi”, tha mes tjerash Memeti, duke shtuar se ka ndonjë interes qeveria që e trajton me kujdes. /SHENJA/

MARKETING