I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit pohon se dëshmitë e prokurorisë janë falsifikate

I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit pohon se dëshmitë e prokurorisë janë falsifikate

Në Gjykatën themelore penale në Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, ku dëshmoi i akuzuari Ljupço Palevski. Në dëshminë e tij, ai sot sërish i kontestoi akuzat kundër tij, duke pohuar se dëshmitë e prokurorisë janë të paplota dhe manipuluese.

Palevski në përgjigje të pyetjeve nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, theksoi se dëshmitari Eroll Osmani ka dhënë informata të pasakta për datën e riparimit të kazanit të tij, duke pohuar se puna ishte kryer më 28 nëntor të vitit 2023. Sipas Palevskit, ai atëherë nuk ka qenë i pranishëm në Butel dhe intervenimi i tillë ka ndodhur më 22 nëntor.

“Fizikisht është e pamundur unë më 28.11.2023 të jem në Butel dhe të riparoj kazanin një orë, edhe pse pohoj, servisi zgjati më shumë se dy orë. Bëhet fjalë për reduktorin i cili ishte bllokuar dhe duhej ta hapja të tërin dhe t’i përkthej prej fillimit procesverbalet në mënyrë që ajo përmbledhje mekanike të punojë”, tha ai.

Palevski këtë e ndërlidhi me atë, siç tha, “stacionet bazike në raportin e Telekomit nuk ekzistojnë as më 28, as më 22, që do të thotë kazani i Eroll Osmanit është e pamundur të ishte riparuar”.

Sipas tij, dëshmitë në hetimin kundër tij janë falsifikate.

I pyetur nëse e njeh Pançe Zhezhovskin, u prëgjigj negativisht. Mohoi çfarëdo lloj lidhje me të dëmtuarin Zhezhovski, duke cekur se asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të.

Në atë pjesë ai theksoi se sipas dëshmive të cilat i posedon, siç tha, “ekziston shumë më shumë se keqkuptim për bekaton”

Në mbrojtjen e tij, Palevski theksoi edhe mangësi të tjera në hetim, sipas tij, posaçërisht lidhur me video-xhirimet që i prezantoi prokuroria.

Ai pohon se xhirimet nga video mbikëqyrja përmbajnë procesverbale joadekuate kohore dhe se tentimet e prokurorisë t’i konfirmojë këto dëshmi përmes dëshmive të të akuzuarve të tjerë ishin të pasuksesshme.

“Nuk mund të shpallet një person fajtor, nëse, krahas deklaratës, nuk ka dëshmi materiale. Por, dëshmia materiale është kontestuese me dy serverë shtetërorë prej të cilëve dolën dëshmitë me të cialt dëshohet se kohët në video nuk janë të sakta. Por, tentimi dëshpërues me deklaratë, rrëfimi të të akuzuarit, të konfirmohet kjo video, është e pasuksesshme nga shkaqet në vijim. Vlera dëshmuese e kësaj dëshmie është kurfare sepse Velibor Manev pohonnatën e parë, më pas natën e dytë, ndërkaq në video ka mbrëmje dhe mëngjes, dhe jo dy mbrëmje. Vllatko Keshishov është resursi i dytë që ky falsifikim të bëhet dëshmi, kështu që, pohon se mbrëmjen e 21.11.2023, pas gjysmë ore takim, pas arritjes jemi larguar në këmbë drejt shtëpisë së pançe Zhehovskit”, theksoi Palevski.

Në vazhdim të pyetjeve nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, foli për funksionimin e partisë “E Djathta”.

Palevski është dëshmitari i fundit i cili duhet të dëshmojë, pasi më parë, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator ishte Lupço Palesvski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa, Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka dëshmuar në të njëjtat, sepse shumë shpesh i ishte dhënë detyrë që të bëjë rojë.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup. E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

MARKETING