Hyn në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare, pritet ulje e çmimeve për rreth 2500 produkte
Hyri në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet të ulë edhe më shumë çmimet e produkteve dhe të rivendosë rendin në tregti.
Ai mbulon afro 2500 produkte marzhi i fitimit të të cilëve është i kufizuar në 10 për qind, prandaj pritet të ulë çmimet e tyre me 10 për qind.
Dje përfundoi periudha e përkohshme e Ligjit prej 6 muajve për të harmonizuar marrëveshjet me dispozitat e këtij ligji furnitorët dhe blerësit që kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me produkte ushqimore dhe bujqësore deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Dënimet për shkeljen e këtij ligji janë nga 350 deri në 500 euro, e deri në 20 mijë euro, varësisht nga madhësia e kompanive dhe tregtarëve.
Me Ligjin, përveç rabatit të kufizuar, tregtarët nuk do të mund të arkëtojnë shpenzime shtesë për marketing, reprezentim si dhe për vendosjen e produkteve të caktuara në rafte.