Hungaria vë veto ndaj paketës së BE-së për ndihmë prej 54 miliardë eurosh për Ukrainën

Hungaria vë veto ndaj paketës së BE-së për ndihmë prej 54 miliardë eurosh për Ukrainën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, njoftoi se vendi i tij i ka vënë veto paketës së ndihmës prej 54 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian (BE) për Ukrainën, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një postim në plaformën “X”, Orban deklaroi se në samitin e mbajtur në Bruksel, ata si shtet kanë refuzuar paketën e re të ndihmës financiare të BE-së për Ukrainën.

“Përmbledhja e ndërrimit të natës: Veto për paratë shtesë për Ukrainën”, shkroi Orban.

Masa nënkupton bllokim të paketës së re të ndihmës financiare të BE-së prej 54 miliardë eurosh për Ukrainën.

Anëtarët e BE-së po përpiqeshin të ndryshonin qëndrimin kundërshtues të Hungarisë në mënyrë që të miratohej mbështetja e re financiare për Ukrainën dhe të fillonin negociatat e anëtarësimit.

MARKETING