Humbje minimale për Shkëndijën ndaj Hibernianit, gjithçka mbetet e hapur

Humbje minimale për Shkëndijën ndaj Hibernianit, gjithçka mbetet e hapur

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2-1 nga Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit para sfidës së kthimit.

MARKETING

Description of image

45 minutat e para u zhvilluan me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat dhe përfunduan pa gola, ndërsa rastet e pastra për shënim ishin të pakta.

Hibernian zhbllokoi rezultatin në minutën e 76-të me golin e Owen Elding, por reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, Marko Gjorgjievski realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, Warren O’Hora shënoi në minutat e fundit, duke i siguruar skuadrës skoceze fitoren 2-1.

Pavarësisht humbjes minimale, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Shkup dhe do të përcaktojë ekipin që do të avancojë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.

MARKETING