Huaewi P60 Pro dhe Mate X3 në tregun evropian arrijnë me 9 maj

Huaewi P60 Pro dhe Mate X3 në tregun evropian arrijnë me 9 maj

Huawei telefonat e mençur të serisë P60 dhe Mate X3 i prezantoi dje në Kinë, dhe tani kemi një datë zyrtare të lansimit për tregun evropian.

Lansimi i Huawei P60 Pro në Evropë është konfirmuar për datën 9 maj në një ngjarje speciale që do të mbahet në Mynhen të Gjermanisë.

GSM Arena shkruan se modeli P60 Pro është telefoni i vetëm i përmendur nga seria P60 në ftesën për media e cila u është dërguar atyre, përcjell Telegrafi.

Atij telefoni do t’i bashkohen edhe telefoni i palosshëm Mate X3, ora Huawei Watch Ultimate, dhe kufjet FreeBuds 5 TWS.

Kjo ngjarje mund të përfshijë prezantimim edhe të pajisjeve të tjera të Huawei, kështu që nga GSM Arena sugjerojnë që ta rrethoni datën e 9 majit në kalendarin tuaj, dhe të shihni se çfarë Huawei ka rezervuar për ju.

 

MARKETING