Hoxha: USJE do të zbatojë standardet më të rrepta mjedisore, jo rregullat e vjetra

Hoxha: USJE do të zbatojë standardet më të rrepta mjedisore, jo rregullat e vjetra

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në intervistën e sotme në emisionin “Top Tema” në Televizionin Tellma, ka përgënjeshtruar informacionin se çimentorja USJE do të marrë leje sipas rregullave të vjetra.

“Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, USJE që tani do të implementojë standardet më të reja dhe më të rrepta mjedisore, ndonëse ligji i ri për emetimet industriale hyn në fuqi vetëm në shtator të vitit 2027. E njëjta gjë do të vlejë për të gjithë operatorët që posedojnë Leje të Integruar Ekologjike të kategorisë A”, theksoi Hoxha. Duke pasur parasysh se pas vitit 2027 të gjitha lejet do të duhet të rishikohen, sipas ministrit, është logjike që çdo ripërtëritje aktuale të bëhet sipas kritereve të ardhshme, më të larta për mbrojtjen e ajrit ambiental dhe mjedisit.

Hoxha theksoi gjithashtu se afati institucional për shqyrtimin e kërkesës për leje të USJE-s është ende në rrjedhë: „Kërkesa për leje është publikuar zyrtarisht më 22 maj në ueb-faqen e Ministrisë dhe u është dorëzuar rregullisht Komunës së Kisella Vodës dhe Qytetit të Shkupit. Afati ligjor për paraqitjen e vërejtjeve zgjat deri më 22 qershor. Në javën e parë të korrikut do të mbahet dëgjim publik në territorin e Komunës së Kisella Vodës, ku ndodhet edhe fabrika. Për transparencë të plotë, Ministria do ta publikojë publikisht të gjithë procesverbalin.

“Protesta është një e drejtë e garantuar kushtetuese të cilën unë gjithmonë do ta mbështes, por në këtë rast ka një procedurë të qartë ligjore. Kemi dialog të hapur dhe një dëgjim publik që po afron – ftoj të gjithë qytetarët dhe aktivistët që të përfshihen në mënyrë aktive”, tha ministri në „Top Tema”, duke vënë në dukje se përmes bisedimeve të deritanishme qëllimi përfundimtar tashmë është arritur: USJE do të punojë nën standarde dukshëm më të rrepta se ato të deritanishmet.

MARKETING