Hoxha: Betejën e kemi kundër strukturave nacionaliste maqedonase

Hoxha: Betejën e kemi kundër strukturave nacionaliste maqedonase

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, tha se kjo është betejë e thyerjes së barrierave dhe eksluzivitetit shumë vjeçar, që janë munduar ta imponojnë partitë politike maqedonase, si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj bashkësive etnike.
“Sheshi i Shkupit sonte duke më bukur se asnjë herë më parë, kjo fotografi është pamje realiteti i Maqedonisë së Veriut, Ne nuk jemi këtu për të marrë diçka nga dikush. Jemi këtu për të demonstruar kapacitetin tonë shoqëror për të menaxhuar me hisen që na takon në shtëpinë tonë”, tha Arjanit Hoxha nga Fronti Evropian.
Hoxha tha se beteja e tyre politike është kundër strukturave nacionaliste maqedonase, të cilët edhe kur kanë problem me Bullgarinë fajin e adresojnë tek shqiptarët.
“Këtë e dëshmojë nga goja e tij Mickoski i VMRO-së, i cili bëri thirrje publike që shqiptarët të mos fitojnë deputetët në zonën e tretë zgjedhore”, tha Hoxha, raporton SHENJA.
Hoxha tha se ata i ka bërë bashkë thirrjet antishqiptare të partnerit të opozitës, Mickoski.
“Na detyroi të bashkohemi dhe të bashkuar si sonte në shesh të japim mesazhin se as Mickoski e as mentorët e tij, në linjën Beograd- Moskë e as vazalët që i mban nëpër komuna nuk mund të gjunjëzon shqiptarët kur janë bashkë”, tha Hoxha. /SHENJA/

MARKETING