Historike, një tjetër klub shqiptar bëhet pjesë e elitës së futbollit malazez

Historike, një tjetër klub shqiptar bëhet pjesë e elitës së futbollit malazez

Klubi nga Ulqini, Otranti, për herë të parë në histori ka siguruar ngjitjen në Superligën e Malit të Zi.

Sot (4 qershor), Otranti luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Mlladostit nga Podgorica në ndeshjen e kthimit të barazhit, rezultat i cili i mjaftoi për të siguruar ngjitjen në elitë.

Mlladosti në fakt shënuan të parët, por reagimi i ekipit nga Ulqini ishte i shpejt dhe ata arritën të përmbysin shifrat me anë të Shkrelës dhe Rexhës.

Deri në përfundim të takimit Mlladosti shënoi për të barazuar shifrat, por kjo nuk ishte pengesë në qëllimin e Otrantit.

MARKETING