Historike, Besa e Dobërdollit siguron Ligën e Parë

Historike, Besa e Dobërdollit siguron Ligën e Parë

Besa e Dobërdollit ka shkruar historinë. Skuadra nga Gostivari sezonin e saj fantastik në Ligën e Dytë e ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë duke siguruar biletë për në elitë.

Besa e Dobërdollit në katër xhirot e fundit edhe matematikisht e ka siguruar pozitën e dytë, e cila çon direkt në Ligën e Parë.

Në ndeshjen e sotme Besa e Dobërdollit barazoi pa gola me Pelisterin.

Në ndeshjet tjera Arsimi i Çegranit mundi 6:4 Teteksin, Ohri barazoi 1:1 me Sasha Kamenicën, Pobeda barazoi 1:1 me Vardarin Negotinën, ndërsa Bashkimi barazoi pa gola me Skopjen. /SHENJA/

MARKETING