Hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës

Hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës

Në ambientet e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut mesditën e kësaj të marte është hedhur shorti për 1/8 e finales së Kupës. Struga Trim Lum si finaliste e edicionit të kaluar dhe që e nis direkt nga kjo fazë, do të përballet me Voska Sportin. Shkëndija që gjithashtu ishte e lirë në xhiron e parë të këtij kompeticioni, u shortua me Rabotniçkin, ndërsa Shkupi në 1/8 e finales do të përballet me Ohridin. Skuadra tjetër shqiptare nga Kumanova, Bashkimi në këtë fazë ka marrë kundërshtarë të fortë si Sileksi, përderisa Gostivari përballet me Brera Strumicën. Në program të kësaj faze të Kupës do të luhen edhe duelet Vardari – Makedonija Gjorce Petrov, Bregallnica – Jang Tim dhe Pelisteri – Tikveshi. Ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen me 25 tetor, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa kualifikuesi për në raundin e radhës vendoset vetëm me një ndeshje.

MARKETING