Hidhet poshtë rikthimi i Sergio Ramosit te Real Madridi
Real Madridi po përballet me lëndime të shumta këtë sezon.
Në ndeshjen e djeshme në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunës, u lënduan Rodrygo, Vazquez dhe Militao me këtë të fundit që do të jetë jashtë fushave për 9 muaj.
Është folur edhe për rikthimin e ish-kapitenit Sergio Ramos në fanellën e Real Madridit për të zëvëndësuar brazilianin, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga mediumi spanjoll “AS”, duke thënë se nuk është konkrete.