Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj është shprehur i prekur pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur sot Turqinë.
Ish-kryeministri Haradinaj në një postim në rrjete sociale i ka propozuar Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një fondi emergjent për Turqinë.

“I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme”.

“I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”, ka shkruar Haradinaj.

Të paktën 284 njerëz u vranë dhe 2,323 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes.

MARKETING