Hamza Ramani, futbollisti i radhës që pritet të prezantohet te Shkupi

Hamza Ramani, futbollisti i radhës që pritet të prezantohet te Shkupi

Hamza Ramani rikthehet në Çair dhe sezonin e ri do të luaj me fanellën e FC Shkupit. 20 vjeçari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shkupit, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi dhe prezantimi i tij në Çair.

Ramani është i dalur nga shkolla e Shkupit, ndërsa për ekipin e parë kishte debutuar ende pa mbushur 17 vjet.

Ramani te Shkupi rikthehet nga Sileksi, ndërsa ka luajtur edhe për skuadra si Vëllazërimi, Veleshta dhe Bellasica, ku kishte lënë gjurmë, pavarësisht moshës.

Verën e vitit 2022 shkupjani iu bashkua skuadrës së Pobedës, që ishte rikthyer në Ligën e Parë, ndërsa falë paraqitjeve shumë të mira, në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Ramani ishte transferuar te Sileksi.

MARKETING