Hamilton shpërthen pas një tjetër zhgënjimi: Sezoni më i keq në karrierë, por…

Hamilton shpërthen pas një tjetër zhgënjimi: Sezoni më i keq në karrierë, por…

Pas përfundimit zhgënjyes në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku u rendit në vendin e 12-të, Lewis Hamilton ka shprehur hapur zhgënjimin me sezonin e tij aktual, duke e cilësuar atë si më të keqin në karrierë. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 tha:

“Nuk jam vetwm i mërzitur, sot nuk kishte shumë që mund të bëja. Nuk prisja shumë nga kjo pjesë e parë e sezonit, por gjërat kanë shkuar më keq se çdo sezon tjetër që kam pasur më parë. Kur e ndien… thjesht e ndien. Ka shumë gjëra që po ndodhin pas skenave dhe nuk është aspak një situatë e mirë. Megjithatë, ende e dua garën.”
Hamilton humbi dy pozita menjëherë pas nisjes dhe qëndroi për rreth 30 xhiro i bllokuar në trafik, ku për shkak të DRS-së së makinave përpara, nuk mundi të rikuperonte.
Ndërkohë, drejtori i ekipit të Ferrarit, Frédéric Vasseur, komentoi mbi garën e pilotit Charles Leclerc dhe problemet me ritmin:

“Charles bëri një pjesë të parë shumë të mirë, por pas xhiros së 40 pati një problem me shasinë. Kishim një fillim të fortë dhe ishim në nivelin e McLaren. Pastaj gjithçka u prish. Duhet të analizojmë se çfarë ndodhi.”

Pavarësisht gjithçkaje, Hamilton theksoi se dashuria për garën mbetet e fortë, edhe pse ky sezon është bërë gjithnjë e më i vështirë për britanikun legjendar.

MARKETING