Ham’asi: Izraeli dështoi të arrijë qëllimet e luf’tës në Gaza
Grupi palestinez Hamas ka deklaruar se Izraeli ka dështuar në arritjen e objektivave të tij në luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë pas miratimit nga qeveria izraelite të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, Hamasi tha se “pushtimi dështoi të arrijë qëllimet e tij agresive dhe ia doli vetëm në kryerjen e krimeve të luftës që turpërojnë njerëzimin”.
“Operacioni Tufani i Aksasë (nga fraksionet palestineze më 7 teotr) demonstroi unitetin midis palestinezëve dhe rezistencës së tyre, si dhe theu arrogancën e armikut. Ne e detyruam pushtimin të ndalojë agresionin e tij kundër popullit tonë dhe të tërhiqet pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të zgjatur luftën dhe për të kryer masakra të mëtejshme”, tha Hamasi.
Më tej, grupi palestinez u zotua se “krimet e kryera nga udhëheqësit dhe ushtarët e armikut do të ndiqen penalisht, pavarësisht sa kohë do të duhet”.
Grupi gjithashtu theksoi se “detyra e tij tani është të fillojë menjëherë ofrimin e ndihmës, strehimin e njerëzve tanë, shërimin e plagëve të tyre, kthimin e familjeve të zhvendosura dhe rindërtimin”.
Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi prej tre fazash për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me armëpushimin e vendosur të hyjë në fuqi të dielën në orën 6:30 (GMT).
Gati 46.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë u vranë dhe më shumë se 110.600 u plagosën në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.