Hakan Fidan nesër shkon në Kosovë
Pas përfundimit të takimeve bilaterale me krerët shtetëror, afaristët dhe sektorin civil në vend,
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Fidan pritet që të realizojë takime dypalëshe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin ei Kosovës, Albin Kurti dhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet rajonale dhe çështjet e sigurisë, veçanërisht lufta kundër FETO-s, si dhe do të mbahet mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët të Ekonomisë dhe Tregtisë.
Në kuadër të vizitës ministri Fidan pritet të takohet edhe me gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i Forcave të NATO-s në Kosovë, ndërsa gjithashtu pritet që kryediplomati turk të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën.